Shqipëria
Shqipëria – “Maldivet Evropiane”

Mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë, si destinacionin më të mirë për pushimet e verës.
“Travel off Path” shkruan se miliona amerikanë kanë nisur të mbajnë në listën e vendeve për të pushuar edhe trojet shqiptare, të cilat deri para pak kohësh nuk kishin këtë jehonë që mbizotëron tani, përcjell albinfo.ch.
Madje mediat kanë filluar ta quajnë Shqipërinë si “Maldive e Evropës”, si vendi i famshëm për ujërat kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet me një histori mahnitëse, shkruan Top Channel.
Atraktive Shqipërinë e bëjnë edhe çmimet ekonomike krahasuar me atë që ofrohet dhe shërbehet nga vendet ku ata preferojnë të kalojnë pushimet.
Një nga vendet më të sugjeruara për pushime mbetet jugu, kryesisht Ksamili, i cili ka kthyer të gjithë fokusin tek vetja për mënyrën se si ofron paketat turistike për pushime të paharrueshme, mbi të gjitha me çmime të arsyeshme për të huajt, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, shkruajnë se jugu nuk ofron vetëm plazh, por edhe një sërë monumentesh historike, tek të cilat mund të hysh falas ose me një tarifë simbolike, këtu përfshihet Butrinti dhe Kalaja e Lëkurësit.
“Herald Scotland” referoi artikullin, duke u mbështetur në disa vende, që nuk duhen humbur, që nga jugu deri në veri të Shqipërisë.
Këtu përfshihet Plazhi i Dhërmiut, me ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur, për të cilin referatet janë shumë të larta duke u konsideruar nga turistët si një nga më të mirët në vend.
Ishulli i Sazanit është tani një destinacion intrigues, duke ofruar një përzierje unike të bukurisë natyrore dhe historisë së Luftës së Ftohtë. Ishulli ka një vijë bregdetare kryesisht shkëmbore, por gjithashtu krenohet me plazhin e mrekullueshëm Admiral dhe disa resorte luksoze, shkruan Top Channel.
Si sugjerim tjetër është edhe udhëtimi me target në Liqenin e Komanit dhe Fierzës, për të kaluar momente të paharrueshme, që shpesh krahasohen me fjordet norvegjeze.
Nuk lihet anash as Berati, që ka tërhequr vazhdimisht turistë skocezë, për shkak të arkitekturës otomane dhe historisë së larmishme. Krahas qytetit historik vendoset edhe Gjirokastra i njohur si “Qyteti i Gurit”, rrugët me kalldrëm dhe kalanë mbresëlënëse të Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike mbi qytet, përcjell albinfo.ch.
Parku Kombëtar mahnitës i Alpeve të Shqipërisë me ujëvarat befasuese dhe fshatrat tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike të malësisë. Pa lënë anash as Tiranën, ku rëndësi të veçantë po i jepet Piramidës së Tiranës, të sapo inaguruar nën arkitekturën e veçantë, tashmë është shndërruar në një qendër IT rinore për Teknologjitë Kreative.
Kryeqyteti nuk ka vetëm Piramidën, por pas nuk mbetet as jeta e natës në zonën e Bllokut. Për personat që adhurojnë jetën e natës, në kryeqytet destinacioni i duhur mbetet zona e Bllokut.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët