Kosova

Të shtunën protestohet kundër Qeverisë së Kosovës

Disa qytetarë kanë thirrur protestë kundër Qeverisë së Kosovës, pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku po ashtu konfirmohet se Kusari-Lila ka negociuar edhe me Milan Radojiçiq, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për korrupsion, krim i organizua dhe vrasje.

“Të shtunën, më 15 korrik, protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Milan Radojiçiq, kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së! Mimoza Kusari duhet të dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiq kundër luftëtarëve të UÇK-së, nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për protestë.

Protestës do t’i bashkohen edhe veteranët e luftës së UÇK-së.

“Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale u votua turpshëm nga shumica parlamentare, prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në orën 18:00.