Lajme
Biden: Putin e ka humbur luftën
Putini e ka humbur tashmë luftën në Ukrainë. Kështu u shpreh presidenti amerikan, Joe Biden, në konferencën për shtyp në Helsinki me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, pas samitit me liderët nordikë.
“Rusia nuk mund ta vazhdojë luftën në Ukrainë për vite me radhë dhe Putini herët a vonë do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë ta vazhdojë atë. Kundërofensiva e Ukrainës ndoshta do ta shtyjë Rusinë drejt negociatave. Ukraina do të anëtarësohet në NATO”, siguroi më pas Biden, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë minimizoi kërcënimet e Putinit nga Helsinki, duke deklaruar se ai nuk sheh “perspektiva reale” të përdorimit të armëve bërthamore nga Kremlini.
Ievgheny Prigozhin, kreu i mercenarëve Wagner, “duhet të ketë kujdes se çfarë ha”, përfundoi presidenti amerikan, duke aluduar për rrezikun e helmimit pas revoltës së dështuar të Prigozhinit.
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të krijonte një kërcënim për sigurinë e Rusisë”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










