Lajme

Sërish dhunë në Kuvend, Konjufca gjuhet me shishe

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit janë krijuar përsëri tensione mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.

Tek foltorja e Kuvendit, të cilën e kanë bllokuar deputetët e PDK-së është krijuar tollovi, ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thirrur sigurimin.

Ndërsa, ka pasur edhe sulme ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u gjuajt me shishe uji.