Kosova
Në rajon, vetëm Kosova ka trend të fuqishëm lindjesh
Rajoni i Ballkanit në përgjithësi po përballet me plakjen e popullsisë dhe shtim negativ natyror në dekadat e fundit. Thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit vdekjet janë më të shumta sesa lindjet, që çon në uljen e numrit të popullsisë dhe rritjen e moshës mesatare të saj.
Kosovë: Trefish më shumë lindje se sa vdekje
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 kishte 31.420 lindje. Në anën tjetër, gjatë këtij viti kanë ndërruar jetë 11.378 persona.
Statistikisht, për çdo shtetas të Kosovës që ndërroi jetë gjatë 2022-shit, lindën tri foshnja të reja. Ky është trendi më pozitiv në rajon dhe më gjerë. Me këtë trend nataliteti, Kosova ka edhe popullsinë më të re në rajon. Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë është rreth 30,5 vjeç, sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Shqipëri: Bilanc pozitiv vitin e kaluar – por minimalisht
Gjatë vitit 2022 edhe Shqipëria shënoi bilanc pozitiv të lindjeve në raport me vdekjet. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri lindën 23.575 foshnja, ndërsa ndërruan jetë 22.900 shtetas.
Nga katër tremujorët, Shqipëria kishte trend pozitiv në 3 prej tyre.
Mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri, sipas Bankës Botërore, është rreth 36,5 vjeç.
Maqedoni e Veriut: Vazhdon rënia e lindjeve
Gjatë vitit 2022 Maqedonia e Veriut ka regjistruar bilanc negativ mes lindjeve dhe vdekjeve në vend. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar lindën 18.183 fëmijë, ndërsa ndërruan jetë 22.459 shtetas.
Nataliteti në Maqedoninë e Veriut vazhdon në rënie të pjerrët që nga vitet e 90-ta, me disa fluktuime gjatë viteve.
Mosha mesatare e popullsisë në këtë shtet është mbi 40 vjeç, sipas Bankës Botërore.
Serbi: Të dhëna shqetësuese demografike
Serbia ka pasur trend edhe më negativ gjatë vitit 2022. Statistikat zyrtare të shtetit serb kanë regjistruar 62.700 lindje gjatë vitit të kaluar, ndërsa kanë ndërruar jetë 109.203 persona.
Mosha mesatare në Serbi është rreth 41,6 vjeç sipas Bankës Botërore. Në këtë parametër, Serbia është më mirë sesa Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia, por shumë “më e plakur” krahasuar me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













