Kosova
Hovenier: Situata në veri është larg shtensionimit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur se çështja e veriut është e komplikuar dhe do shumë koordinim.
“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangen momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë ka thënë se është vështirë të përgjigjet nëse situata është afër shtensionimit, duke refuzuar të flasë për afate kohore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











