Lajme
Reagimet e para pasi Erdogan pranoi të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Turqia dje ka rënë dakord të përcjellë në Parlament kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në prag të samitit të NATO-s në Vilnius, përcjell albinfo.ch.
“Jam i lumtur të njoftoj se presidenti (Recep Tayyip) Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në asamblenë e madhe kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi të hënën.
Stoltenberg nuk pranoi të jepte një datë se kur do të ratifikohej pranimi i Suedisë nga Parlamenti turk, asambleja e madhe kombëtare, e cila do të vendoste për kohën e saktë.
Sipas mediave të huaja, miratimi i Turqisë erdhi pasi Stokholmi ra dakord të krijonte një mekanizëm dypalësh sigurie me Ankaranë, tha Stoltenberg.
Suedia do të mbështesë gjithashtu procesin e BE-së të Turqisë, liberalizimin e vizave dhe përpjekjet për përditësimin e Bashkimit Doganor, shtoi ai.
Ai tha se NATO po krijon, për herë të parë, postin e Koordinatorit Special kundër Terrorizmit.
Suedia përsëriti se nuk do të mbështesë “organizatat terroriste YPG/PYD dhe FETO”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas takimit mes Turqisë, Suedisë dhe shefit të NATO-s, shkruan më tej Trt World.
Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i aleatëve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur marrëveshjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbështetur kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
“Jam gati të punoj me presidentin Erdogan dhe Turqinë për rritjen e mbrojtjes dhe parandalimit në zonën euro-atlantike”, tha Biden në një deklaratë, duke shtuar: “Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjithashtu e ka mirëpritur vendimin, duke thënë: “Rruga për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë është më në fund e qartë”, shkroi Baerbock, duke përshëndetur “lajmin e mirë nga Vilnius”.
Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, e quan vendimin e Turqisë “një moment historik për NATO-n që na bën të gjithëve më të sigurt”.
Ndryshe, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Për t’u bashkuar me NATO-n, Suedia ka nevojë për miratimin e të gjithë anëtarëve të saj aktualë, duke përfshirë Turqinë, e cila ka qenë në aleancë për më shumë se 70 vjet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












