Lajme
Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.
Vitamina C dhe ajo D janë pa dyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të ushqyer.
Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.
Si e ndikon organizmin?
Më shumë vitaminë E në pjatën tuaj do të thotë më shumë antioksidantë dhe vlera për gjithë organizmin. Kjo vitaminë është një nga katër vitaminat e pasura me yndyrna të shëndetëshme bashkë me atë A, D dhe K. Kjo do të thotë se yndyrnat e shëndetëshme maganizohen dhe ruhen në trup duke ju dhënë ushqyesit e nevojshëm. Kështu ju do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2018, vitamina E është e sukseshme në luftimin e infeksioneve dhe baktereve të këqija në trup, duke mbrojtur kështu organizmin tuaj.
Sa gramë ju duhet në ditë?
Për mosha të ndryshme, ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandrojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.
Për bebet
Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.
Për fëmijët
Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë.
Për të rriturit
Si për burrat, ashtu dhe për gratë mbi 18 vjeç rekomandohet rreth 15 mg vitaminë E në ditë.
Ushqimet ku e gjeni
Tek ushqimet e pasura me vitaminë E futen të gjithë arrorët, pra bajamet, arrat, lajthitë apo farat e lulediellit. Gjithashtu e gjeni tek barishtet, si kale, spinaq, por edhe ushqime, si brokoli dhe orizi kaf. Në vetëm 28 gramë bajame do të merrni 6.8 mg vitaminë E në ditë që për një person të rritur është 45% e vlerave ditore.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












