Lajme
Ndryshimet klimatike, jashtë kontrollit
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur edhe një herë alarmin për çështjen e klimës. Sipas Antonio Guterres, ndryshimet klimaterike janë tashmë jashtë kontrollit. Deklarata vjen në një kohë kur raportohet për regjistrimin e temperaturave rekord. Shkencëtarët kanë rënë në një mendje se kriza e klimës është futur tani në ujëra të rrezikshme dhe se nxehtësia nga ngrohja globale antropogjene e kombinuar me rikthimin e El Niños do të çojë në temperatura rekord.
“Nëse vijojmë të vonojmë marrjen e masave bazike që janë të nevojshme, mendoj se po shkojmë drejt një situate katastrofike, siç duket edhe nga dy rekordet e temperaturave të regjistruara së fundmi”, tha Guterres.
Të martën, temperatura mesatare globale ishte 17.18 gradë Celsius, sipas të dhënave të gjeneruara nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Parashikimin e Mjedisit, duke thyer kështu rekordin prej 17.01 gradë Celsius të vendosur të hënën. Për periudhën shtatëditore që përfundon të mërkurën, temperatura mesatare ditore ishte 0,04 gradë Celsius më e ngrohtë se çdo javë tjetër në 44 vjetët e regjistrimit, sipas të dhënave nga Universiteti i Maine’s Climate Reanalyzer.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











