Lajme
Bibliotekat më të hershme në botë
Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave dhe mund t’i referohemi si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave).
Sot, me zhvillimin e teknologjisë dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithë kjo ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejt. Por, si kanë evoluar këto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe cilat kanë qenë bibliotekat e para, i gjeni më poshtë:
Lista e tyre nga lashtësia deri në ditët tona.
Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292–1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus–Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.
Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331).
Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.
Biblioteka e Pergamos – ndodhet në Pergamon në provincën e Azisë e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.
Biblioteka e Kongresit në Uashington – është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime
të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.
Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.
Biblioteka e Bostonit – u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.
Biblioteka e Britanisë së Madhe – e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej ka 25 milion libra.
Biblioteka Kombëtare e Kinës – u themelua në vitin 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.
Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.
Biblioteka Kombëtare në Kanada – e themeluar në vitin 1953 është një Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.
Biblioteka Kombëtare e Rusisë – u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.
Biblioteka Kombëtare ne France – u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.
Biblioteka e Ukrainës – ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë e vizitojnë atë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm.
Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase)
Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe përmban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













