Lajme
Komuna e Prishtinës zgjat orarin në sportele për t’u ofruar shërbime mërgimtarëve
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të zgjasë orarin në sportelet e Gjendjes Civile, orar ky që do të jetë në fuqi deri më një shtator.
Orari i punëtorëve të kryeqytetit u zgjatet për një orë, ata do të punojnë deri në orën 17:00.
Në njoftimin e komunës thuhet se do të mundohen të ofrojnë shërbime sa më të shpejta e efikase për mërgimtarët.
Njoftimi i plotë:
Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:
E hënë- e premte: 08:00 – 17:00
E shtunë: 09:00 – 12:00
Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale, si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi t’i marrin ato gjatë këtyre orareve.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












