Lajme
Jeni djegur nga dielli në plazh, si duhet vepruar?
Ka shumë mënyra natyrale për të trajtuar lëkurën e djegur nga dielli, të tilla si aplikimi i pastës së patates së papërpunuar ose pak mjaltë. Por, disa veprime në dukje të pafajshme mund ta bëjnë djegien edhe më keq. Edhe ushqimet që hani ose rrobat që vishni mund të ndihmojnë që djegia nga dielli të shërohet ose ta bëjë atë edhe më keq.
“Bright Side” tregon se cilat gabime duhet të shmangni nëse kaloni shumë kohë në diell.
Përdorimi i aloe verës
Edhe pse aloe mund të ndihmojë në zbutjen e skuqjes, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të xhelit të aloes që po aplikoni në lëkurën tuaj. Disa përbërës artificialë, të tillë si benzokaina ose lidokaina, mund të përkeqësojnë acarimin dhe të bëjnë që lëkura të kruhet edhe më shumë. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloes natyrale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.
Veshja e rrobave të ngushta
Nuk ka dyshim se rrobat e ngushta mund t’ju duken të mrekullueshme, por definitivisht nuk është zgjedhja më e mirë nëse vuani nga djegia e lëkurës. Veshja e rrobave të ngushta mbi lëkurën e djegur nga dielli nuk do ta lërë atë të marrë frymë dhe të shërohet vetë. Në vend që të vishni xhinse të ngushta, zgjidhni rroba më të gjera të bëra nga pëlhura që marrin frymë, siç është pambuku.
Pirja e kafesë
Djegiet nga dielli shpesh shkaktojnë dhimbje koke, dhe ndërsa një filxhan kafe mund të duket sikur do ta largojë atë, në të vërtetë do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë ju bën të dehidratoheni dhe pirja e ujit është thelbësore për të zëvendësuar lëngjet e humbura të trupit. Kafeina ju bën të shkoni më shpesh në tualet dhe trupi juaj humbet edhe më shumë lëngje dhe minerale të rëndësishme.
Pirja e lëngut të portokallit
Ju nuk do të duhet të hiqni dorë nga pirja e lëngut të portokallit krejtësisht, vetëm sigurohuni që të aplikoni më shumë krem kundër diellit dhe të qëndroni larg rrezeve pasi keni pirë shumë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










