Kosova
PDK mbledh Këshillin Drejtues për të diskutuar për veriun

Partia Demokratike e Kosovës ka thirru mbledhje të Këshillit Drejtues për të diskutuar për situatën në veri.
Mbledhja do të mbahet në orën 15:00, në Hotel “Amazona”. Të dielën mbajtjen e mbledhjes e ka paralajmëruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe, një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka akuzuar Kurtin për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara, ku nga Evropa bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, u shpreh tutje ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët