Lajme
Kampionati Botëror 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Evropa
UEFA ka sqaruar rrugën e kualifikimit për fazën grupore të Kupës së Botës 2026, KU 16 shtete do të jenë nga Evropa.
Në Kupën e Botës 2026, 16-të shtete do të jenë evropiane. Kualifikimet evropiane për Botërorin e Katarit përbëheshin nga 10-të grupe me nga pesë apo gjashtë shtete. Secili fitues i grupit kaloi direkt në turneun final, ndërsa tri vendet tjera ishin caktuar nga ndeshjet play-off mes 12 ekipeve.
Formati i ri do të ketë numër më të madh të grupeve, nga 10-të sa ishin, në 12-të. Megjithatë, secili grup do të përbëhet nga katër apo pesë skuadra dhe do të ulet numri i ndeshjeve kualifikuese. 12-të fituesit e grupeve automatikisht do të kualifikohen në Kupën e Botës, ndërsa 12-të ekipet e vendit të dytë do të luajnë në play-off.
Atyre do t’u bashkohen katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve nga edicioni 2024/25, nëse nuk arrijnë të kualifikohen nga faza grupore e kualifikimeve.
16-të skuadrat në play-offit do të ndahen në katër rrugë. Secila skuadër do të luajë një gjysmëfinale, ndërsa fituesit kalojnë në finale. Katër fituesit do të kualifikohen direkt në turne.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











