Lajme
Stoltenberg: Kosova dhe Serbia, të përmbahen nga rritja e tensioneve
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre.
Dialogu, tha ai, është e vetmja rrugë përpara.
Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje janë vendosur në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR. Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera.
Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar, por komuniteti ndërkombëtar ka hedhur përgjegjësinë kryesisht mbi Kosovën.
Bashkimi Evropian është duke kërkuar prej saj që të mbajë zgjedhje të reja lokale në veri, si dhe ta tërheqë policinë speciale nga ajo zonë. Nga Serbia, në anën tjetër, kërkon që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale.
Serbët në veri i kanë bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë kryetarët shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Udhëheqësit e Kosovës janë shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve, por, siç kanë thënë, brenda kornizave ligjore të shtetit.
Stoltenberg foli për Kosovën edhe më 22 qershor, kur tha se situata aktuale “është dëshmi se në këtë shtet është e rëndësishme prania e misionit paqeruajtës të aleancës, KFOR”.
Nga muaji i kaluar, NATO-ja rriti praninë në Kosovë për disa qindra ushtarë.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












