Lajme
Të shtunën, protestë në Cyrih, në mbrojtje të Republikës së Kosovës
Në mesin e bartësve të fjalimeve në këtë tubim do të jetë edhe Fabian Molina nga Komisioni për politikë të jashtme në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës

Mërgata shqiptare, në dritën e zhvillimeve aktuale në dëm të Kosovës, ka zhvilluar iniciativa të ndryshme proteste në disa qendra të Evropës perëndimore. Kështu, pas tubimit protestues të mbajtur javën e kaluar në Vjenë, nesër, dy tubime të ngjashme do të mbahen, në Cyrih, Zvicër dhe Mynih, Gjermani.
“Më datën 24 qershor 2023, nga ora 14.00 në Sheshin Europaplatz Zürich, t‘i përgjigjemi kësaj proteste mbarëkombëtare e apartiake! Ftojmë të gjithë shqiptarët, të cilët janë aktivë në politikën helvetike si SP, SVP, FDP etj… t‘i bashkohen kësaj proteste”. Kështu, veç tjerash, thuhet në ftesën që një grup veprimtarësh shqiptarë nga Zvicra kanë publikuar në mediat sociale. Në grupin iniciativ bëjnë pjesë: Lulzim Kadriu, Nderim Ibrahimi, Emrullah Sallahu, Blerim Sadrija, Emir Ahmetaj, Argjend Shehu dhe Gzim Ramizi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Qershor 2023
- Ora14:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit23 Qershor 2023 - 19:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri