Kosova
Kryeministri Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e Brukselit, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kurti tha të enjten se më 22 qershor do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Borrelli, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
“Nesër do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”, shkroi Kurti në Twitter, përcjell Albinfo.ch.
Më herët gjatë 21 qershorit zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se pret që Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim.
Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë kanë përmendur mundësinë që Kurti dhe Vuçiq të mos kenë takim direkt, por vetëm takime bilaterale me Borrellin.
Më herët, Vuçiq ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel. Megjithatë, ai ka deklaruar se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









