Shqipëria
INSTAT: 22.5% e të rinjve 15-29 vjeç nuk punojnë në Shqipëri
Papunësia në Shqipëri po vjen në rritje, veçanërisht tek moshat e reja.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit 2023 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,9 %, duke regjistruar rritje me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.
Numri më të lartë të papunëve e shohim tek grupmosha 15-29 vjeç, ku sipas INSTAT, 22,5 % e tyre janë të papunë, shifër kjo 1,8% më e lartë se 3 muajt e fundit të vitit 2022.
Sa i takon grup-moshën 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm .
Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7 %.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.
Sipas ekspertëve në këtë periudhë të vitit është ulur me 2,7 % punësimi në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 0,4 % në sektorin e bujqësisë./Euronews
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










