Kosova
Escobar: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do
"Tani Kosova të tregojë çfarë Asociacioni do, po e presim draftin"
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon, meqë ka treguar atë që s’e do. Ai tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnjë, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën, ligjërisht i detyrueshëm, përcjell albinfo.ch.
“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA-së për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i Asociacionit të komunave”.
Por, duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion – ishte pyetje e gazetës austriake.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar. Escobar u pyet edhe për atë se çfarë duhet bërë për të ulur tensionet.
“Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë. Dhe, atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetarë komunash”.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












