Lajme
Kompanitë ajrore përgatiten për verën
Kompanitë ajrore thanë se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëritjen e kaosit të shkaktuar në udhëtime, vitin e kaluar. Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se disa fluturime do të mund të anulohen, për shkak të grevave që po organizohen, kohë pas kohe, në disa aeroporte.
“Kam besim që do të mund t’ia dalim pikut të këtij sezoni në verë, pa shumë probleme”, ka thënë Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror.
Liderët e kompanive ajrore që kanë marrë pjesë në takimin vjetor të IATA-s, në Stamboll, i kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet eventuale në fluturimet brenda Evropës, si dhe në SHBA.
Interesimi shumë i madh për fluturime, pas pandemisë së koronavirusit, dhe kombinimi me mungesë të stafit, patën shkaktuar kaos në aeroportet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, verën e kaluar.
Rritja e numrit të keqkuptimeve mes të udhëtarëve dhe kompanive, i ka rritur thirrjet për kompensim më të madh të pasagjerëve. Legjislacioni është duke u rishikuar në Kanada, derisa Qeveria amerikane është duke hartuar rregulla të reja.
Në Bashkimin Evropian është duke u bërë presion për zbatim më të mirë të rregulloreve, që përcaktojnë kompensim për udhëtarët në rastet e vonesave më shumë se tri orë.
Mirëpo, Walsh ka thënë se janë konsumatorët ata që do të paguajnë rritjen.
“Sa më shumë që të ketë shpenzime kompania, aq më shumë barra do të reflektohet në bileta. Është ambient shumë i rëndë për të operuar”./Reuters
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













