Lajme
Kompanitë ajrore planifikojnë shmangien e kaosit gjatë verës

Kompanitë ajrore thanë këtë të diel se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëritjen e kaosit të shkaktuar në udhëtime, vitin e kaluar. Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se disa fluturime do të mund të anulohen, për shkak të grevave që po organizohen, kohë pas kohe, në disa aeroporte.
“Kam besim që do të mund t’ia dalim pikut të këtij sezoni në verë, pa shumë probleme”, ka thënë Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror.
Liderët e kompanive ajrore që kanë marrë pjesë në takimin vjetor të IATA-s, në Stamboll, i kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet eventuale në fluturimet brenda Evropës, si dhe në SHBA, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Megjithatë, sa kanë mundur, ata i kanë kryer obligimet e tyre, për t’i siguruar të gjitha burimet e nevojshme këtë verë. Besoj së shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të mirë. I kemi marrë mësimet nga vera e kaluar”, ka thënë Walsh për agjencinë e lajmeve Reuters.
Interesimi shumë i madh për fluturime, pas pandemisë së koronavirusit, dhe kombinimi me mungesë të stafit, patën shkaktuar kaos në aeroportet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, verën e kaluar.
Rritja e numrit të keqkuptimeve mes të udhëtarëve dhe kompanive, i ka rritur thirrjet për kompensim më të madh të pasagjerëve. Legjislacioni është duke u rishikuar në Kanada, derisa Qeveria amerikane është duke hartuar rregulla të reja.
Në Bashkimin Evropian, është duke u bërë presion për zbatim më të mirë të rregulloreve, që përcaktojnë kompensim për udhëtarët në rastet e vonesave më shumë se tri orë.
Mirëpo, Walsh ka thënë se janë konsumatorët, ata që do të paguajnë rritjen.
“Sa më shumë që të ketë shpenzime kompania, aq më shumë barra do të reflektohet në bileta. Është ambient shumë i rëndë për të operuar”.
Kompanitë ajrore kanë thënë se interesimi për të udhëtuar këtë verë është shumë i madh, dhe i ka arritur nivelet para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj