Kosova
Kush përfiton nga trazirat në veri?
Për më shumë se një javë, KFOR-i është i vendosur pranë komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, shkruan DW.
Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri, i cili pas të hënës nuk është kthyer më në komunë. “Megjithëse kam kompetenca që m’i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi – qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar”, përcjell albinfo.ch.
Zeqiri e sheh si të drejtë që Qeveria ka këmbëngulur që ai të fillojë punën si kryetar komune, ndërkohë që fajëson Serbinë për protestat e dhunshme.
“Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurt që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.
Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre.
Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Prishtinë u shpreh se “do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziast kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës”, deklaroi Hovenier.
Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit, nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan.” Jo sepse Rusisë kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët Perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me Perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade”, u shpreh studiuesi.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi.
Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës evropiane për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz, një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që “të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura”, shkruan DW.
Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.
Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber, thotë se duhet një ristartim i negociatave, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













