Kosova
Kosova, me kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Hoti tha se në shkresën e parë zyrtare drejtuar Serbisë, Kosova ka kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.
“Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, tha Hoti.
Ai tha se është e natyrshme që shkresa e parë të fillojë me Drenicën, pasi sipas tij, pikërisht në Drenicë Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.
Në letrën e Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur kërkohet qasje e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.
“Kjo përfshin të gjitha materialet, ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të lidhura me këtë kontekst dhe të vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të mbetur të zhdukur”.
“Dhënia e qasjes së plotë në këtë material do të shërbente për të zbuluar rrethanat e vrasjeve dhe transferimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur me forcë dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në zgjidhjen e fatit të zhdukjeve të mbetura me forcë në rajonin e Drenicës, për të mbyllur vuajtjet e tyre”, thuhet në deklaratë.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













