Kosova
Kosova ende pa udhërrëfyes turistikë të licencuar

Kosova nuk ka ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar. Kjo po përbën shqetësim për shtrembërim të fakteve, interpretime të ndryshme të traditave e kulturave të vendit.
Kështu i tha Radio Kosovës Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, i cili konsideron që sa më parë institucionet duhet të bëjnë licencimin e udhërrëfyesve të cilët janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi pasur takim me institucionet relevante dhe e kemi shprehur si shqetësim dhe kemi kërkuar urgjentisht që sa më shpejt të krijohet ekipi dhe komisioni që të bëjë hartimin e këtyre politikave dhe të bëjë licencimin e ciceronëve. Ne kemi persona që janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por nuk janë të licencuar nga institucionet. Kërkohet sa më shpejt të bëhet kjo me qëllim që çdo grup që vjen, të ketë mundësi që t’i marrë këta ciceronë në shërbim dhe të mos sjellë ciceronë nga shtetet e tyre kur dihet se ata pastaj e interpretojnë qoftë historinë, kulturën traditën ashtu siç ata dëshirojnë”, ka thënë ai.
Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, po ashtu i tha radios tonë se ciceronët që vijnë nga shtete të tjera nuk mund ta interpretojnë historinë e Kosovës ashtu siç është. Ai tha se ka pasur raste kur ciceronë nga Maqedonia e nga Serbia kanë interpretuar ndryshe historinë e Kosovës.
“Kosova nuk ka ciceronë akoma të licencuar të cilët do ta kishin obligim që turistëve që vijnë në Kosovë t’ua shpjegojnë historinë e trashëgiminë kulturore të Kosovës, por kjo bëhet shpeshherë nga ciceronë të Maqedonisë apo të Serbisë apo edhe nga vende të tjera. Prandaj duhet pasur kujdes sepse shtrembërohet historia e vendit por edhe te pjesa e religjionit. Ne e dimë që kishat në Prizren kanë qenë kisha katolike shqiptare, e ciceronët serbë e maqedonas thonë se janë kisha serbe. Kjo realisht nuk është e vërtetë”, është shprehur ai.
Vendet e tjera e kanë të rregulluar me ligj punën e ciceronëve. Në Shqipëri në rastin kur një shtetas i huaj do të ushtrojë profesionin e udhërrëfyesit turistik, përveç përmbushjes së kritereve të përcaktuara me ligj, ai duhet edhe të jetë rezident, për jo më pak se një vit, dhe të ketë njohuri bazë të gjuhës shqipe./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj