Kosova
Vjosa Osmani tregon mospajtimet që ka me kryeministrin Kurti
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryeministrin Kurti. Osmani tha se ka sektorë në të cilët nuk pajtohen fare, duke përmendur këtu se ka pasur mospajtime të mëdha rreth Ligjit për paga, përcjell albinfo.ch.
Presidentja tha se ka sektorë që me Ligjin e ri për paga duhet të trajtohen më dinjiteshëm, teksa u shpreh se shpreson që këto vërejtje të merren parasysh.
Por, Osmani shtoi se nuk ka “garë institucionale” mes institucionit që ajo përfaqëson dhe Qeverisë, por se qëllimi i përbashkët është të punohet në të mirë të qytetarëve.
“Ka sektorë në të cilët bashkëpunojmë më shumë, e sektorë më pak. Ka sektorë ku pajtohemi çdo ditë, e sektorë ku nuk pajtohemi fare. Çka bëjmë është kjo: mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptuar që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë, dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu. Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha, sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte, sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë, që e mbrojnë atë”, tha Osmani në “Radar”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












