Lajme
BE për inovacionin, projekte për zhvillimin e ekonomisë përmes teknologjisë
Projekti i Bashkimit Europian për Inovacionit mblodhi sot përfaqësues të institucioneve, diplomatë dhe biznesmenë, për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik duke u bazuar në teknologjinë dhe kërkimit shkencor.
Ditën e sotme u prezantua faza e dytë e projektit EU4Innovation në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktiviteti bëri bashkë më shumë se 150 sipërmarrës, si në sektorin publik, edhe atë privat. Me një qëllim të vetëm përshpejtimin e transformimit të ekonomisë shqiptare, përmes inovacionit dhe aftësive.
“Kemi menduar që t’u japim një nxitje të gjitha ideve, edhe pse jo të gjitha të kenë suksese. Projekti ka për qëllim krijimin e një ambienti për zhvillimin e një biznesi dhe mbështetjen e ideve, që do të krijojnë infrastrukturën e inovacionit. Më të rinj që do të jenë të aftë të punojnë në këtë sistem, duke pasur aftësitë e duhura teknike”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Projekti “BE për inovacionin” ka në fokus start-up-et, me mbështetjen e duhur të qeverisve të Gjermanisë, Suedisë dhe Bashkimit Europian. Në fazën e parë ishin rreth 400 sart up-e që morën jetë, 40% të drejtuara nga gra.
“Nevojitet të kemi një mjedis që të jetë nxitës. Ky është kuadri, fillon me rrjetëzimin, për të shkëmbyer për të marrë mbështetjen që duhet për tu zhvilluar në mënyrë që nga një ide të kthehet në një biznes, por duhet edhe kapitali mbështetës”, tha Christiane Hohmannm, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë.
Nga ana tjetër, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Peter Zingraf, e cilësoi projektin madhor, ku nuk nguroi të shprehte dhe përkrahjen e qeverisë gjermane.
“Vërejmë një rritje të përfshirjes së ekositemit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Inovacioni ndodh në çdo sektor dhe këtë shanc na duhet ta rrokim së bashku, për ta bërë ekonominë në digjitale. Gjermania ka dhuruar 1.2 milion euro përmes programve tona që janë active në cdo sektor”,-tha Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë.
Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, znj. Elsa Håstad, përmendi disa nga historitë e suksesit të kabinave lëvizëse shqiptare, “Funky Cabins”,
“Programi është një mënyrë për të mbushur atë hendekun e financimit. Idetë nevojitet të mbështeten financiarisht. Kontributi ynë është t’i zbulojmë dhe t’i mbështesim ato, në mënyrë që produkti “Made in Albania” të depërtojë në tregun evropian dhe atë global”, tha Elsa Håstad, Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë.
EU4Innovation mbështet Shqipërinë në arritjen e objektivave kryesorë në fushën e zhvillimit ekonomik, përmes përshpejtimit dhe transformimit në një ekonomi të nxitur nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke i dhënë hov kapitalit të saj njerëzor, potencialit sipërmarrës si dhe të kërkimit, dhe duke rritur kështu konkurrueshmërinë./Euronews
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









