Lajme
SHBA kërkon masa ndaj Rusisë për armët bërthamore
Fuqitë perëndimore po shqyrtojnë ndërmarrjen e masave ndaj Rusisë përmes trupit botëror të armëve kimike, lidhur me sulmet e supozuara me agjentë nervorë, tha ambasadori amerikan në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike.
I dërguari i SHBA-së në këtë organizatë, Joseph Manson, e fajësoi Moskën për dështimin që kjo organizatë javën e kaluar të arrinte pajtim për një udhërrëfyes të ri për pesë vjetët e ardhshme.
Tensionet në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike janë rritur pasi hetuesit gjetën se agjenti nervor i epokës sovjetike, Noviçok, ishte përdorur kundër kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny, në Rusi më 2020, dhe ndaj një ish-spiuni rus në Angli më 2018.
“Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera janë të shqetësuara me mosrespektimin nga Rusia, dhe ky mosrespektim rus është në qendër të problemeve në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike”, tha Manso për AFP-në.
“Ne do të vazhdojmë të shikojmë se cilat janë mjetet e duhura për të bërë që Rusia të respektojë rregullat”, shtoi ai.
I pyetur nëse po shqyrtohet edhe mundësia që Moskës t’i pezullohet e drejta e votimit në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike – një sanksion që u përdor ndaj Qeverisë siriane më 2021 për shkak të përdorimit të armëve kimike gjatë luftës civile – Manso tha se “nuk do të përmend asgjë specifike, por nuk do të përjashtoj asgjë në mënyrë specifike”.
“Qasja jonë do të jetë që të sanksionojmë rusët. Kjo mund ose nuk mund të funksionojë”, shtoi ai.
Ai tha se çështja ruse do të diskutohet brenda organizatës gjatë takimit në korrik, dhe gjatë takimit në fund të vitit të anëtarëve të këtij trupi.
Rusia ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalnyt dhe po ashtu sulmin me Noviçok të ish-spiunit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli më 2018.
Gjatë takimit të javës së kaluar, shtetet anëtare të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike thanë se ka përparim sa i përket marrëveshjes së armëve kimike të vitit 1997, por Rusia akuzoi Perëndimin se po e politizon këtë politikë që synon eliminimin e armëve të tilla.
Takimi përfundoi pa marrëveshje për një dokument final që do të vendoste prioritetet e organizatës për pesë vjetët e ardhshme./rel
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












