Lajme
Si ndikon tymi i cigares në pamjen tuaj fizike
Mbarimi i stinës së verës zgjon nevojën për përkujdesin e lëkurës dhe flokëve. Zonjat dhe zonjushat drejtohen në qendrat estetike, ku krahas efektit të ekspozimit në diell gjatë pushimeve, kërkojnë të riparojnë dhe dëmtime të shkaktuara ndër vite nga duhanpirja e vazhdueshme.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tymit të cigares, krijon një sërë pasojash negative në organizëm dhe në paraqitje. Pavarësisht kujdesit që tregoni ndaj vetes, tymi i cigares lë shenja të dallueshme në pamje të cilat janë vështirë për t’u riparuar. Më poshtë shihni sesi ndikon tymi i cigares në paraqitjen tuaj.
Qeskat poshtë syve
A nuk bezdiseni kur në mëngjes fytyra juaj reflekton gjumin e parehatshëm të natës? Nëse pi cigare, sipas një studimi të Johns Hopkins, je katër herë më e predispozuar të reflektosh pamje jo të shplodhur.
Rrudhat në fytyrë
Ekspertët pajtohen që pirja e cigares përshpejton plakjen, kështu që cigarepirësit duken mesatarisht 1.4 vjet më të vjetër se jo-cigarepirësit. Pirja e cigares pengon furnizimin me gjak që e mban indin e lëkurës të duket i butë dhe i shëndetshëm.
Fytyrë pa shkëlqim
E keni vënë re se si lëkura e atyre që pijnë cigare, shpesh duket e lodhur? Një studim i vitit 1985 solli për herë të parë termin “fytyra e cigarepirësit” për të përshkruar disa karakteristika, siç janë rrudhat, dobësimi dhe një pamje gri e lëkurës, e shkaktuar nga pirja e cigares. Tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili zhvendos oksigjenin duke e lënë lëkurën të thatë dhe të zbardhur. Gjithashtu, varfëron shumë lëndë ushqyese, përfshirë vitaminën C, e cila ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e dëmtimeve të lëkurës.
Flokë të hollë
Ekspertët mendojnë se toksinat që gjenden në tymin e cigares, mund të dëmtojnë ADN-në në gjendrat e flokëve dhe gjenerojnë radikalë të lirë që dëmtojnë gjithashtu edhe qelizat. Rezultati? Cigarepirësit kanë flokë më të hollë dhe kanë tendencë të kenë flokë të thinjur më herët se ata që nuk pijnë cigare. Ndërkohë burrat që pinë cigare, kanë gati dy herë më shumë gjasa të humbasin flokët.
Duar të zverdhura
Pirja e cigares nuk zverdh vetëm dhëmbët apo muret e shtëpisë, por le shenja edhe në gishtërinjtë e thonjtë tuaj. Online mund të gjenden një sërë zgjidhjesh se si të kujdeseni për duart, por a nuk do të ishte më mirë dhe më lehtë sikur thjesht të shmangni konsumin e cigares për të pasur duar të bukura?
Nisur nga këto shqetësime, qendrat estetike ofrojnë një sërë trajtimesh për risjelljen e freskisë së lëkurës, të cilat kërkojnë investim dhe kohë për dhënien e rezultateve, shkruan anabel. Tashmë mundësitë ekzistojnë, që për të gjithë ata që e kanë të pamundur të heqin dorë nga cigarja, të zgjedhin alternativat pa tym.
Vetë industria e duhanit ka ndërmarrë një kthesë në gjetjen e zgjidhjeve për një të ardhme pa tym, duke mundësuar pajisje që ngrohin, por nuk e djegin duhanin. Duke eliminuar djegien, këto pajisje eliminojnë njëkohësisht dhe tymin së bashku me shumicën e efekteve negative të tij të shkaktuara nga mbi 4000 kimikate. Përmes përdorimit të IQOS, krahas shmangies së tymit bëhet dhe eliminimi i 95% të elementeve që shkaktojnë dëme prej pirjes së cigares tradicionale.
Ndaj, nëse heqja dorë nga cigarja është zgjidhja e parë, për ata që nuk munden, kalimi te zgjidhjet pa tym përbën një alternativë funksionale për shëndetin e lëkurës dhe paraqitjen në tërësi./eo
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













