Lajme
BE: Kemi dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Në konferencën për media, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, tha se ata do të mbyllin boshllëqet ligjore në sanksionet dhe do të kufizojnë tregtinë e diamanteve me Rusinë, përcjell albinfo.ch.
Michel foli për mediat përpara Samitit të Liderëve të G7-tës në Hiroshima, Japoni.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fortë ushtarake, politike, humanitare dhe financiare për Ukrainën”, tha Michel.
Ai theksoi se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën deri më tani, raporton aa.
Duke theksuar se BE-ja ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse me paketa sanksionesh për të parandaluar Rusinë, Michel tha se, “Tani jemi të fokusuar në mbylljen e boshllëqeve ligjore në sanksione”.
Teksa shpjegonte se vazhdojnë të pengojnë qasjen e Rusisë në materialet kritike, Michel theksoi se do të marrin masa të reja.
“Ne do të kufizojmë tregtinë e diamanteve ruse”, tha ai, duke shtuar se në samitin e G7-tës ata do ta bëjnë të qartë pse sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme dhe të justifikuara.
Duke theksuar se në takim do të diskutohen edhe marrëdhëniet me Kinën, Michel tha se, “një marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin tonë të përbashkët”.
Michel tha se BE-ja është e vendosur të ruajë vlerat dhe interesat e saj, duke shtuar se, “ne nuk duam të ndahemi, por duam të reduktojmë varësitë tona të tepruara dhe të zvogëlojmë rrezikun”.
Michel shtoi se ata gjithashtu duhet të trajtojnë praktikat e padrejta të Kinës dhe të ri-balancojnë marrëdhëniet tregtare.
Liderët e SHBA-së, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kanadasë dhe Italisë po marrin pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Përveç vendeve të G7-tës, në samit janë të ftuar edhe BE-ja, Indonezia, India, Koreja e Jugut, Australia dhe Vietnami.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













