Lajme
Mijëra të pastrehë dhe miliarda euro dëme nga përmbytjet në Itali
Qeveria italiane ka kërkuar ndihmë nga Brukseli për të përballuar katastrofën. Ekspertët: Italia, territor shumë i brishtë, përcjell albinfo.ch.
Përmbytjet katastrofike në Itali kanë lënë më shumë se 20 mijë të pastrehë. Pamjet me dron të xhiruara mbi Cesena në rajonin e goditur nga përmbytjet treguan banorët duke pastruar baltën nga rrugët e përmbytura, ndërsa përpiqen që të shpëtojnë disa prej sendeve të tyre.
Dëmet janë të pallogaritshme, pasi shirat e fuqishme kanë shkatërruar çdo gjë. Gjithçka është zhdukur edhe për shqiptarin Klodian Çepa.
“E shihni, ne duhet të bëjmë gjithçka. Duhet të bëjmë gjithçka nga fillimi. Librat, të gjitha dokumentet, të gjitha rrobat. Ata janë zhdukur të gjitha. Ata thonë se duhet të dilni, duhet të dilni nga shtëpia”.
“Gjithçka ndodhi papritur. Çdo gjë ndodhi në pesë minuta, uji vërshoi në shtëpitë tona duke marrë përpara çdo gjë.”
Dëme me miliarda euro, ndërsa qeveria italiane ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian. Ministri i Mjedisit, Gilberto Pichetto, ishte në Bolonjë dhe premtoi aktivizim të shpejtë të fondeve për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në të gjitha zonat e prekura. Qeveria pritet që javën e ardhshme të caktojë një shtesë prej 20 milionë eurosh për Emilia-Romagna.
Ekspertët mjedisorë janë shprehur se Italia është një territor shumë i brishtë dhe, sipas tyre, duhen marrë masa të menjëhershme për të frenuar katastrofa të tilla jo vetëm mjedisore, por edhe njerëzore. Sipas tyre, kjo nënkupton krijimin e zonave mbrojtëse, si basenet e zgjerimit, pra zona të dedikuara për zgjerimin e lumenjve kur ata janë të mbushur.
Ndërkaq bilanci i viktimave ka arritur në 13, mbi 30 mijë janë zhvendosur ndërsa alarmi i kuq për shkak të situatës do të të vijojë të mbetet në fuqi. Kjo është hera e dytë që këtë muaj Emilia-Romagna goditet nga moti i keq, ku dy persona humbën jetën në fillim të majit për shkak të stuhive të fuqishme. Muajt e tërë të thatësirës sipas meterologëve kishin zvogëluar kapacitetin e tokës për të thithur ujin dhe duke përkeqësuar përmbytjet.
Përmbytjet kanë gjunjëzuar gjithashtu edhe shumë ferma, ndërsa qindra bagëti kanë ngordhur. Kjo është perspektiva e trishtueshme me të cilën përballen shumë fermerë në Lugo. Në komunën e Ravenës, e prekur nga përmbytjet e lumenjve Senio dhe Santerno, uji ka arritur shumë përtej niveleve.
Mijëra hektarë tokë të përdorur për kultivimin e kumbullave, dardhave, mollëve, kivit, drithërave, fidanishteve, perimeve janë shkatërruar. Zyrtarët e Ministrisë për Emergjencat thanë se në harkun kohor të 72 orëve kanë rënë mbi 500 milimetra shi. Kjo është gjysma e sasisë që bie gjithë vitin në rajonin e Emilia Romanjës.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












