Lajme
Këto janë vitaminat dhe të mirat që sjell konsumimi i trangujve
Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime. Por, freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.
Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.
Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut:
Stabilizimi i tensionit të gjakut
Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.
Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.
Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë. Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut, por edhe përsëritjen e këtij problem.
Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.
Kundër dhimbjeve të kokës
Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.
Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.
E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut, por edhe e zgjidh atë si problem.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











