Kosova
Kurti mbledh kabinetin qeveritar dhe kryetarët e komunave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban takim me të gjithë ministrat e kabinetit të tij qeveritar dhe me kryetarët e komunave.
Takimi ka filluar në orën 10:00 dhe, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ky është një takim koordinues.
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal kemi nderin t’ ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bardhyl Dobra, me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, sqaron njoftimi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












