Lajme
SHBA ngre shqetësimin për rritjen e numrit të emigrantëve në kufi
Sot skandon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerikane që të refuzonin kërkesat për azil, e të dëbonin menjëherë imigrantët që mbërrin në kufirin jugor të vendit.
Urdhri që bazohej në një ligj për shëndetin publik të vitit 1944, mundësonte frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik. Skadimi i urdhrit ekzekutiv ka rritur shqetësimet për një rritje të shpejtë të imigrantëve që mbërrijnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Por administra Biden ka paralajmëruar masa të forta për të shmanguar kalimin e paligjshëm të kufirit.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha të mërkurën se pas datës 11 maj pjesa dërrmuese e mijëra imigrantëve që do të synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, përgjatë kufirit jugperëndimor me Meksikën, do të dëbohen menjëherë.
“Dua të jem i qartë, se skadimi i kufizimeve nuk do të thotë se kufiri ynë do të jetë i hapur. Në fakt, do të ndodhë e kundërta. Përdorimi i autoritetit tonë sipas një ligji ekzistues, me rregulla të forcuara mbi imigracionin, nënkupton pasoja më të rënda për personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ndryshim nga ajo që parashikonte urdhri që skadon, personave që dëbohen, bazuar mbi ligjin ekzistues të imigracionit, do t’u ndalohet hyrja për pesë vjet në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përballen me ndjekje penale, nëse përpiqen të hyjnë sërish”, tha zoti Mayorkas.
Disa ekspertë mbi çështje të kufirit thonë se aktualisht rreth 150,000 persona ndodhen në pjesën veriore të Meksikës, në pritje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara./Euronews
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












