Lajme
Si ta diagnostikojmë Alzheimerin përpara se të shfaqen simptomat?
Sëmundja e Alzheimerit është njëra ndër sëmundjet e pakurueshme dhe degjenerative, e cila karakterizohet nga humbja progresive e neuroneve të trurit, kryesisht tek personat mbi moshën 65 vjeç.
Syri është dritarja e trurit
Sytë janë më shumë se një dritare për shpirtin, ata janë gjithashtu një reflektim i shëndetit njohës të një personi dhe mund të fshehin shenjat e para të sëmundjes Alzheimer, zbuloi një studim amerikan.
“Syri është dritarja e trurit,” tha okulistja dr. Christine Greer, drejtore e edukimit mjekësor në Institutin për Sëmundjet Neurodegjenerative në Boca Raton, Florida.
“Ju mund të shikoni drejtpërdrejt në sistemin nervor duke parë në pjesën e pasme të syrit, drejt nervit optik dhe retinës.”
Është hulumtuar se si syri mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit përpara se të shfaqen simptomat. Në kohën kur kujtesa dhe sjellja preken, sëmundja është tashmë e avancuar.
Procesi i studimit
“Sëmundja e Alzheimerit fillon në tru disa dekada përpara simptomave të para të humbjes së kujtesës”, tha Dr Richard Isaacson, një neurolog i cili është gjithashtu në Institutin për Sëmundjet Neurodegjenerative.
Sa herët mund të shohim shenja të rënies njohëse? Për të zbuluar, shkencëtarët ekzaminuan indet e dhuruara nga retina dhe truri i 86 njerëzve me shkallë të ndryshme të prapambetjes mendore.
“Studimi ynë është i pari që ofron analiza të thelluara të profilit të proteinave dhe efekteve molekulare, qelizore dhe strukturore të sëmundjes së Alzheimerit në retinën njerëzore dhe se si ato korrespondojnë me ndryshimet në tru dhe funksionin njohës,” tha autorja e studimit Maya Koronyo- Hamaoui, profesor i neurokirurgjisë dhe shkencave biomjekësore në Cedars-Sinai në Los Angeles, në një deklaratë.
Këto ndryshime në retinë sipas Koronyo-Hamaoui lidhen me ndryshimet në pjesët e trurit përgjegjës për kujtesën, navigimin dhe perceptimin e kohës.
Shkencëtarët mblodhën mostra të retinës dhe indeve të trurit gjatë 14 viteve nga 86 donatorë njerëzorë me sëmundjen e Alzheimerit dhe dëmtim të lehtë njohës – grupi më i madh i mostrave të retinës të studiuara ndonjëherë, sipas autorëve.
Shkencëtarët më pas krahasuan mostrat nga donatorët me funksion normal kognitiv me mostrat nga njerëzit me dëmtim të lehtë njohës dhe ata me sëmundjen e Alzheimerit në fazën e fundit.
Përparësitë e identifikimit të hershëm të Alzhemerit
Nëse mjekët mund ta identifikojnë sëmundjen në fazat e saj më të hershme, njerëzit mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme jetese dhe të kontrollojnë faktorët e tyre të rrezikut të modifikueshëm, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, tha Isaacson.
Studimi i syve, i botuar në revistën Acta Neuropathologica, zbuloi një rritje të konsiderueshme të beta-amiloidit, një shënues kyç i sëmundjes së Alzheimerit, te njerëzit me sëmundjen Alzheimer dhe rënie të hershme njohëse.
Qelizat mikrogliale ranë me 80 për qind tek ata me probleme njohëse, zbuloi studimi.
Këto qeliza janë përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të tjera, duke përfshirë pastrimin e beta-amiloidit nga truri dhe retina.
“U gjetën (gjithashtu) shënues inflamatorë, të cilët mund të jenë një tregues po aq i rëndësishëm i përparimit të sëmundjes,” tha Isaacson.
Gjetjet, sipas Isacsonit, ishin gjithashtu të dukshme te njerëzit pa simptoma ose me simptoma minimale njohëse, duke sugjeruar që këto teste të reja të syve mund të pozicionohen mirë për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm./trtbalkan
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












