Lajme
Mos i bëni këto gjëra sapo të zgjoheni
Zgjimi në mëngjes herët, për të shkuar në punë ose në shkollë, është gjithmonë një traumë për të gjithë! Ndjesia e shtratit të ngrohtë është shumë ndjellëse, ajo nuk na lë të çohemi për të përjetuar të ftohtin e dhomës, të dyshemesë e më pas atë të dushit që na zgjon totalisht!
Në jetën e çdo dite, të paktën përgjatë javës, zgjimi nuk është gjithmonë më i miri, sidomos kur është stresues. Por megjithatë, ekzistojnë disa masa që ky moment i ditës të bëhet sa më pak i pakëndshëm.
Shumë persona në fakt sapo zgjohen bëjnë disa gabime të vogla që mund jenë të dëmshme jo vetëm për humorin, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Ndaj shmangia e disa veprimeve të thjeshta, kur zgjoheni në mëngjes, do t’ju sillte dobi të vyera për vazhdimin e ditës.
- Mos dilni direkt nga shtrati sapo të hapni sytë
Gjëja e parë që duhet të shmangni kur të zgjoheni në mëngjes është që të mos dilni menjëherë prej shtratit e të mos çoheni në këmbë, sapo të bjerë zilja e zgjimit. Nëse do të bënit një veprim të tillë, kjo do të ishte një e keqe e madhe për shpinën dhe për muskujt. Sapo të zgjoheni është mirë që t’i jepni kohë trupit dhe muskujve që të zgjohen së bashku me trurin.
- Mos u vishni kurrë në errësirë
Shpesh kur flini në një dhomë me partnerin ose me një pjesëtar tjetër të familjes, që zgjohet më vonë nga ju, jeni të detyruar të visheni në errësirë për të mos shqetësuar personin që kemi pranë! Edhe kjo është një tjetër sjellje që duhet ta shmangni në mëngjes. Kjo, prej faktit se në errësirë mund të rrezikoni të bini dhe të lëndohemi, por edhe se një veprim i tillë ndryshon ritmin biologjik. Mjafton që të bëni gati rrobat për ditën tjetër që në darkë, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të vuani në errësirë.
- Mos e aktivizoni zilen e zgjimit që të bjerë disa herë
Një tjetër gabim i madh që bëni në mëngjes është ai i spostimit të ziles së zgjimit, me një përsëritje prej shumë pak minutash. Kjo është absolutisht e gabuar, sepse trupit nuk i bënë mirë që të zgjohet dhe të flejë me intervale të rregullta shumë të afërta mes njëra-tjetrës. E gjitha kjo provokon një stres të madh fizik dhe mendor që nuk ndihmon për ta filluar ditën në mënyrën e duhur.
- Mos bëni gjimnastikë sapo zgjoheni
Kur të zgjoheni në mëngjes është mirë që të mos e detyroni trupin tuaj, disi të mpirë, drejt një stresi fizik duke bërë ushtrime të rënda. Pra, mos bëni gjimnastikë të paktën 30 minuta pas zgjimit. Më shumë sesa një seri ushtrimesh fizike, më e përshtatshme është që të zgjoheni duke praktikuar Joga ose Pilates.
- Mos hani menjëherë mëngjes
Në mëngjes është e këshillueshme që të pini një gotë me ujë, jo të ftohtë, por me temperaturën e ambientit. Ndërsa, për të aktivizuar aparatin tretës, mund të pini një gotë ujë të ngrohtë me lëngun e një gjysmë limoni. Më pas mund të hani mëngjesin e zakonshëm.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













