Lajme
Sa është real paralajmërimi për rritje të vlerës së Bitcon-it
Tashë dihet se Bitcoini ka shënuar rritje dhe rënie në vlerën e tij, në përmasa të paparashikuara, duke i habitur të gjithë ata që kanë përcjellë vlerën e tij që nga lindja e kësak kriptovalute.
Por se vlera e kriptovalutës më të popullarizuar në botë mund të dyfishohet, e paralajmëron Bob Ras, që është bashkëthemelues i kompanisë Sologenic, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ras, në arsye e rritjes do të jetë procesi i përgjysmimit, i cili ka për qëllim shkurtimin e ofertës, duke shkaktuar rritjen e çmimeve.
“Kur të fillojë përgjysmimi i Bitcoinit, ka të ngjarë të jemi në rrugë të mirë për të arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohëve”, thotë Ras.
Kjo do të thotë që Bitcoin kalon nivelin e 67 mijë dollarëve të arritur në nëntor 2021, nga rreth 28 mijë dollarë që është tani.
Rezerva Federale rriti normat për të dhjetën herë radhazi, por Wall Street pret gjerësisht që kjo të jetë rritja e fundit e këtij cikli shtrëngues.
Treguesit teknikë sugjerojnë rritje të Bitcoinit në pjesën tjetër të vitit.
Standard Chartered publikoi një raport që thoshte se Bitcoin mund të rritet në 100 mijë dollarë nga mesi i vitit të ardhshëm dhe Matrixport parashikoi që kjo kriptovalutë mund të arrij në 65 mijë dollarë deri në prillin 2024.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














