Lajme
Shërbimet sekrete ruse organizojnë protesta nëpër Evropë
Shërbimet sekrete ruse janë infiltruar ose organizojnë demonstrata në qytetet kryesore perëndimore për qëllime propagandistike, sipas raportimeve të disa medieve evropiane.
Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” raportoi dje se qëllimi i veprimeve ishte të krijonin ndjenja antiukrainase ose ta bënin më të vështirë rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO.
Hulumtimi i përbashkët nga “Süddeutsche Zeitung“, transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR, gazeta franceze “Le Monde”, gazeta suedeze “Expressen” dhe transmetuesit skandinavë DR (Danimarkë), NRK (Norvegji) dhe SVT (Suedi) bazohet në dokumente të zbuluara që thuhet se kanë ardhur nga organi i sigurisë së Kremlinit.
Sipas raporteve, grupe të vogla dhe të urdhëruara simulojnë mitingje antiturke në një qytet të madh evropian, për shembull, duke u paraqitur si ukrainas dhe duke bërë propagandë kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të prodhuar materiale propagandistike në internet.
Kjo me sa duket synon të krijojë përshtypjen e një disponimi të gjerë antiislamik në Evropë.
Shembujt përfshijnë një demonstratë nga anëtarët e dyshuar të një komuniteti ukrainas në Paris në fillim të marsit, të cilët demonstruan kudër Erdogan me një përshëndetje të Hitlerit dhe gjithashtu u tallën me viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë









