Lajme
BE-ja propozon rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë
Brukseli u ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11-të të sanksioneve lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sanksione që synojnë të parandalojnë shmangien e ndëshkimeve paraprake.
Pjesë e paketës së sanksioneve që KE-ja ka propozuar synojnë ndaljen e eksporteve të teknologjisë së ndjeshme të tetë kompanive kineze, nën dyshimet se këto kompani po shesin teknologji të tillë në Rusi, raporton AFP, që ka parë një dokument të paketës së re të sanksioneve.
Ambasadorët e BE-së të mërkurën do të takohen për të nisur bisedimet për rundin e ri të sanksioneve.
Të 27 shtetet e bllokut evropian kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedentë që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
Por, shumë diplomatë evropianë kanë thënë se blloku evropian është afër arritjes së limitit sa u përket masave të gjera që të gjitha anëtarët mund të pajtohen që t’i vendosen Moskës.
Brukseli tani po përqendrohen që të mbyllen zbrazëtirat ligjore në paketat e sanksioneve që veçse janë vendosur.
BE-ja dëshiron që të godasë eksportet e teknologjisë së ndjeshme që bëhen nga shtetet e treta për në Rusi. Ky lloj i teknologjisë mund të përdoret për fushëbetejë, sikurse janë mikroçipat.
Zyrtarët evropianë janë ankuar se shtetet, përfshirë Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe ish-shtetet sovjetike në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, po përballen me sanksione ndaj disa mallrave që ata importojnë.
Në listën e sanksioneve të propozuara nga blloku, për kufizim të eksporteve, janë edhe Armenia, Irani, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Si pjesë e propozimit të ri, BE-ja po synon të përmirësojë mënyrën se si ndëshkon shtetet që tentojnë të shmangin sanksionet.
Blloku po synon të krijojë një mekanizëm që do të lejonte kufizimin e eksporteve të disa mallrave nga shtetet e treta, që dyshohen se i shërbejnë Rusisë.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












