Lajme
Beograd: Sërish tragjedi në një shkollë, e mitura godet me thikë një nxënëse dhe mësuesen
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një 15-vjeçare ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese.
E mitura, e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq të ndalonte sulmin.
Sipas mediave serbe, të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë, por po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga informacionet, bëhet me dije se autorja e ngjarjes ka përdorur një thikë kuzhine për të plagosur të tjerët.
Menjëherë pas ngjarjes, shkolla u evakuua dhe 15-vjeçarja u arrestua nga forcat policore.
Kujtojmë se jo më larg sesa dje, një tjetër i mitur ka vrarë me armë zjarri tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.
Sipas të dhënave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, djali i dyshuar për krimin ndodhet në një vend të posaçëm, dhe do të vendoset në një pjesë të veçantë të Klinikës për neuropsikiatri.
Duke qenë se K. K. nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, sipas ligjit aktual, ai nuk mund të mbajë përgjegjësi penale.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











