Lajme
Fëmijët në vendet e BE-së, ndërmjet prindërve dhe përkujdesit formal
Kujdesi për fëmijët është lumturi dhe kënaqësi, por sigurisht që kërkon një përkushtim dhe vëmendje të madhe. Vitet e para të jetës janë periudha më e rëndësishme, prandaj prindërit përpiqen të japin më të mirën për fëmijët e tyre.
Përkujdesi i fëmijëve nga prindërit
Raporti i fundit i Eurostat mbi përkujdesin e fëmijëve thotë se gjysma e të gjithë fëmijëve të moshës më pak se tre vjeç kujdeseshin ekskluzivisht nga prindërit e tyre.
Në nivel kombëtar, përqindjet më të larta u regjistruan në Rumani (77 për qind ), Çeki (72 për qind) dhe Bullgari (68 për qind).
Përkujdesja formale e fëmijëve
Nga ana tjetër, 36% e fëmijëve të moshës më pak se 3 vjeç ishin në përkujdesje formale për të paktën një orë në javë.
Ndër vendet e BE-së, Holanda shënoi përqindjen më të lartë (74 për qind), e ndjekur nga Danimarka (69 për qind) dhe Luksemburgu (62 për qind).
Përkujdesi nga anëtarë të tjerë
Së fundmi, më pak se një e katërta (21 për qind) e fëmijëve të BE-së nën moshën 3 vjeç u kujdesën nga kujdestarë profesionistë, gjyshërit, anëtarët e tjerë të familjes (me përjashtim të prindërve), të afërm të tjerë, miq ose fqinjë.
Kjo formë e përkujdesit ishte më e hapur në Holandë dhe Qipro (të dyja 45 për qind ), e ndjekur nga Greqia (44 për qind)./trtbalkan
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











