Lajme
Pas 320 vitesh botim, mbyllet gazeta austriake, më e vjeter në botë
Gazeta më vjetër në botë, me një histori botimi prej 3 shekujsh nuk do të dalë më në treg
Gazeta që raportoi për Moxartin 320 vite më parë është mbyllur. ‘Wiener Zeitung’, një nga mediat më historinë më të vjetër të shtypit të shkruar në botë do të ndalë printimin me vendim të parlamentit të Austrisë, përcjell albinfo.at.
Vlen të theksohet se gazeta e ka pasur fillesën si një organ shtetëror dhe ka raportuar për më shumë se 3 shekuj për gjithë zhvillimet në Austri dhe në Europë. Në arkivin e saj gjenden ngjarjet më të rëndësishme për Austrinë duke përfshirë dhe historinë e Habsburgëve.
Në parlamentin austriak prej vitesh diskutohej projekti për mbylljen e saj. Argumentet për mbyllje lidhen që nga rënia e numrit të shitjeve dhe deri te shqetësimet për mbrojtjen e ambientit nga përdorimi i letrës.
Në ditët më të mira, gazeta ka pasur rreth 50 mijë kopje. Ndërsa vitin e fundit numri i shitjeve ra në 20 mijë.
Tashmë gazeta që është pjesë e historisë së Austrisë do të jetë vetëm online. Rreth 200 gazetarë të gazetës kanë zhvilluar protesta kundër këtij vendimi, por kancelari Austriak që sipas ligjit është dhe de juro botuesi i saj, ka mbështetur vendimin për mbylljen e qarkullimit.
Në vitin 2021, kancleari Sebastian Kruz deklaroi se nuk është detyrë e qeverisë të financojë një gazetë të përditshme.
Kundër mbylljes së saj ka pasur reagimi dhe nga shoqatat e gazetarëve. Në vendimin e Parlamentit austriak thuhet se gazeta mund të publikohet në variantin print të paktën 10 herë në vit, por kjo do të varet nga mundësitë që qeveria do të ketë për fonde.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











