Shqipëria
Ulje e çmimeve të banesave në Shqipëri
Raporti i Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon për një ulje të çmimeve në tregun e banesave në Shqipëri.
Sipas këtij raporti, kjo ndodh për herë të parë që nga viti 2015 dhe rënia ishte 9% gjatë pjesës së fundit të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Raporti thotë se kjo ulje mund të jetë një fazë e normalizimit pas rritjes prej 28%, por çmimet e banesave mbeten më të lartat në histori dhe në krahasim me gjashtë vjet më parë, janë sërish gati dy herë më të shtrenjta, shkruan BIRN.
“Duhet theksuar se çmimet e vlerësuara në gjashtëmujorin e kaluar u diktuan ndjeshëm nga numri i lartë i raportimeve për shitje në zona me çmime relativisht më të larta, ndërkohë që për gjysmën e dytë të vitit shpërndarja e shitjeve sipas zonave, llojit dhe vlerës së banesave është disi më heterogjene”, shkruhet në raport, përcjell albinfo.ch.
Duke filluar nga 2018 në Shqipëri ka filluar rritja e çmimeve të patundshmërive dhe në të njëjtën kohë Banka e Shqipërisë thotë se nuk ka pasur rritje ekonomike.
Derisa çmimi i banesave është dyfishuar, ekonomia është rritur me vetëm 21% në terma nominalë mes viteve 2017 dhe 2022, shkruan BIRN.
Kështu sugjerohet se dyfishimi i çmimit të banesave përkundrejt rritjes së lehtë të ekonomisë, të mendohet se vjen nga faktorë të tjerë. BIRN shkruan se këta faktorë janë paratë e krimit apo të korrupsionit, të cilat kanë shkaktuar pabarazi, ku ekonomia e disave është forcuar aq shumë sa të shkaktojë dyfishimin e çmimeve të pronave, ndërsa ekonomia e të shumtëve nuk është rritur, përcjell albibfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











