Lajme
SHBA: Pirja e duhanit, në nivelet më të ulëta rekord
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kaluar një tjetër nivel të ulët historik.
Sipas të dhënave të një studimi të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, vetëm 1 në 9 amerikanë në moshë të rritur (18 vjeç e sipër) thonë se pinë duhan.
Ndërkohë, sipas të njëjtit studim, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë. 1 në 17 amerikanë në moshë të rritur përdorin cigare elektronike.
Gjetjet paraprake bazohen në përgjigjet e dhëna në kuadër të një studimi që përfshiu më shumë se 27,000 persona.
Duhanpirja konsiderohet si një faktor rreziku për prekjen nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Po kështu prej kohësh është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, (vdjekje të lidhura me faktorë rreziku që mund të ishin shmangur).
Në mesin e viteve 1960, 42% e amerikanëve në moshë të rritur ishin duhanpirës.
Prej dekadash niveli ka pësuar një rënie graduale, kjo për shkak të taksave ndaj cigareve, rritjes së çmimit të prodhimit të duhanit, kufizimeve të lidhura me duhanpirjen, si dhe një qasjeje më pak toleruese ndaj duhanpirjes në publik.
Vitin e kaluar, përqindja e duhanpirësve në moshë të rritur ra në rreth 11%, nga rreth 12.5% në 2020 dhe 2021.
Ndonjëherë pas një analize të mëtejshme, gjetjet e studimeve rishikohen. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të publikojë së shpejti të dhënat përfundimtare për vitin 2022.
Sipas studimit, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë.
Rritja e përdorimit të cigareve elektronike është një tregues problematik për Dr. Jonathan Samet, dekan në Shkollën e Shëndetit Publik në Kolorado. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, varësia nga nikotina është nje faktor që mund të shkaktojë probleme ndaj shëndetit, si tension të lartë.
“Mendoj se duhanpirja do të vazhdojë të bjerë, por nuk është e qartë nëse do të ndodhë e njëjta gjë me varësisë nga nikotina, duke pasur parasysh rritjen e produkteve elektronike”, thotë zoti Samet, i cili për gati katër dekada ka qenë një nga ekspertët kontribuues në raportet këshilltarëve kryesorë të Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit.
Për sa u takon adoleshentëve, të dhënat e studimit për vitin e kaluar tregojnë se rreth 2% e nxënësve të shkollave të mesme ishin konsumatorë të cigareve tradicionale, dhe rreth 14% përdornin cigaret elektronike./voa
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











