Lajme
Kërkohet llogari për Kosovën: Abazoviq thirret me urgjencë në Parlament
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, përcjell albinfo.ch.
Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.
Kërkesa është bërë me sugjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodraç Lekiç, i cili më herët ishte i mandatuar edhe për të qenë kryeministri i Malit të Zi, i mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Dritan Abazoviç tha se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.
Më 24 prilli kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE i kaloi Asamblesë me 33 vota pro nga 46 vende që morën pjesë në votim.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008, por kohët e fundit ka pasur skepticizëm për sjelljen e këtij vendi pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Jakov Millatovic, i cili u mbështet nga forcat proserbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










