Lajme
Në BE përdoren shumë pesticide, kërkohet përgjysmimi i përdorimit të tyre
Politikëbërësit dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të duhet të bëjnë shumë më tepër nëse blloku shpreson të arrijë një objektiv të propozuar për përgjysmimin e përdorimit të pesticideve kimike deri në vitin 2030, tha sot Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
Në një analizë për ndikimin e pesticideve në shëndetin e njeriut dhe ekosistemet në Evropë, agjencia tha se prodhimi bujqësor i BE-së, bazohet ende në vëllime të larta të pesticideve kimike për të ruajtur rendimentin e të korrave.
Shitjet e pesticideve në BE ishin relativisht të qëndrueshme, në rreth 350 000 tonë në vit nga 2011 deri në 2020.
Sasitë më të mëdha të substancave më aktive u shitën në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali, katër prodhuesit kryesorë bujqësorë në BE-në 27-anëtare.
Në mesin e vitit 2022, Komisioni Evropian paraqiti një propozim legjislativ, që ndër të tjera parashikon reduktimin e përdorimit të pesticideve me 50% deri në fund të dekadës.
Ky propozim ka hasur një rezistencë të fortë nga kritikët që shqetësohen për ndikimin e tyre në industritë bujqësore dhe sigurinë ushqimore evropiane.
“Përdorimi i gjerë i pesticideve është një burim kryesor i ndotjes së ujit, tokës dhe ajrit, si dhe një nxitës i humbjes së biodiversitetit dhe rezistencës ndaj dëmtuesve”, tha agjencia në Kopenhagë, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Ekspozimi i njeriut ndaj tyre lidhet me sëmundje kronike si kanceri dhe zemra, sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato neurologjike.
Në një studim gjithëpërfshirës në pesë vende evropiane midis 2014 dhe 2021, të paktën dy pesticide u zbuluan në 84% të mostrave të urinës, një normë e cila ishte shqetësuese sipas ekspertit të EEA-s, Dario Piselli.
Fëmijët vazhdimisht kishin përqendrime më të larta të pesticideve sesa të rriturit dhe ishin veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve negative shëndetësore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











