Shqipëria
Shqipëria, vendi i dytë me rritje ekonomike në Ballkan
Në Shqipëri ekonomia u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 për qind gjatë vitit 2022. Sipas një raporti të Bankës Botërore, Shqipëria renditet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor sa i përket zhvillimit ekonomik.
Sipas raportit, “ulja e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet, e shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, rriti nevojën për importe të energjisë dhe kontribuoi negativisht në rritjen ekonomike. Ndërkohë, sektori i shërbimeve u ndikua më pak dhe vijoi zgjerimin duke u rritur me 5.9 për qind në vitin 2022, si rezultat i kërkesës së fortë konsumatore dhe një sezoni të jashtëzakonshëm turistik, shkruan Zëri i Amerikës.
Gjatë të njëjtit vit numri i turistëve u rrit me 27.5 për qind dhe numri i netqëndrimeve me 20 për qind, përcjell albinfo.ch.
Banka Botërore vëren se derisa punësimi në vendet e tjera të Ballkanit vazhdoi të tkurret me 1 për qind ose 72 000 vende pune, në Shqipëri trendi vazhdoi rritjen dhe se vendi ka shkallën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë me 21.5 për qind”.
Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2022 ishte 6.7 për qind, e ndikuar nga çmimet e ushqimeve dhe transportit. Rritje të tilla, sipas Bankës Botërore, “po ndikojnë negativisht tek qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këta artikuj në shportën e tyre të konsumit”.
Për vitin 2023 parashikimet janë për një tkurrje të ritmeve të rritjes ekonomike, e cila pritet të jetë në nivelin e 2.8 për qind.
Mali i Zi u rendit para Shqipërisë me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë vitit 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore mbi ecurinë e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












