Lajme
Vera 2022 më e nxehta ndonjëherë
Sipas shërbimit të BE për ndryshimin e klimës, Copernicus, Evropa nuk ka pasur asnjëherë një verë kaq të nxehtë që prej fillimit të matjes së temperaturave. Edhe shkrirja e akullnajave në Alpe arriti një rekord të ri.
Shërbimi i Bashkimmit Evropian për ndryshimet klimatike, Copernicus ka publikuar disa prej ndryshimeve klimatike në Evropë përgjatë vitit 2022. Kjo ishte vera më e nxehtë që prej fillimit të matjes së temperaturave. Ndërkohë shkrirja e akullnajave në Apelt Evropiane ishte më e larta ndonjëherë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i regjistruar ndonjëherë, shkruan DW.
Temperaturat në Evropë, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale. “Klima që na pret, do të jetë shumë, shumë më ndryshe se klima, në të cilën jemi rritur”, u tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, gazetarëve, përcjellë albinfo.ch.
Vera e vitit 2022 u karakterizua nga një thatësirë e madhe dhe ndikoi në bujqësi, transport dhe furnizim me energji. Kjo thatësi sipas Copernicus erdhi edhe për shkak që në dimrin e kaluar ra më pak borë se zakonisht dhe valët e të nxehtit të madh në verë e rënduan situatën.
Në jugun e Evropës u rrit gjithashtu ndjeshëm numri i ditëve, që konsiderohen ditë me stres ekstrem nxehtësie (temperatura midis 38 dhe 46 gradë celsius). Këto temperatura konsiderohen të rrezikshme për shëndetin. Përveç kësaj rrezatimi i diellit në Evropë ishte aq intensiv si asnjëherë në 40 vitet e fundit, shkruan DW.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike edhe në Alpet Evropiane akulli nga akullnajat u shkri më shumë se kurrë më parë, humbën më shumë se pesë kilometra kub akull. Nëse këtë masë akulli do ta shtypnit në një kub, qoshet e kubit do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më të larta se Kulla Eifel, raporton DW.
Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar u rrit përqendrimi i gazrave serë në atmosferë, u shtuan si përqendrimi i dioksidit të karbonit ashtu edhe ai i metanit jashtëzakonisht të fuqishëm. “Reduktimi i emetimeve të gazrave serë është i domosdoshëm për të parandaluar ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike”, tha zëvendësdrejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess, përcjellë albinfo.ch.
Në Evropë ka “shumë mundësi për t`u adaptuar”, tha Daniela Schmidt, profesore e gjeoshkencave në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe. Mundësitë lidhen me ofertën dhe kërkesën, ato konsistojnë ndër të tjera në investime në infrastrukturë. Por është i nevojshëm edhe edukimi i popullatës, për shembull për llojet e reja të shfrytëzimit të tokës, mënyrat për të kursyer dhe përdorur ujin në mënyrë më efikase, raporton DW.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












