Lajme
Paralajmërim për greva të reja në Gjermani
Unioni Gjerman i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) nga ora tre e mëngjesit të sotëm deri në orën 11:00 ka bllokuar sërish trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, me paralajmërim për greva në fushën e kontrollit të trafikut ajror, pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në shërbim.
Kufizime të mëdha janë shpallur në trafikun hekurudhor ndërqytetës dhe rajonal. Punonjësit e trenave dhe autobusëve ndërqytetës, rajonalë dhe lokalë hynë në grevë pasi sindikata u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj në Deutsche Bahn (DB) dhe 50 kompanive të tjera të autobusëve dhe hekurudhave që t’i bashkohen grevës. Grevës në pjesë të ndryshme të Gjermanisë i janë bashkuar edhe stafi i kompanive private hekurudhore nga grupi “Transdev”, shkruan DW.
Megjithatë, nëse punonjësit e Hekurudhave Gjermane të ngarkuar me sinjalizimin dhe infrastrukturën, të cilat përdoren edhe nga kompani të tjera hekurudhore, vendosin të hyjnë në grevë, atëherë do të duhet të ndalojnë edhe trenat e kompanive të tjera.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












