Lajme
Sulm me thikë brenda palestrës së fitnesit në Gjermani
Lëndohen katër persona
Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi brenda një palestre fitnesi në pjesën perëndimore të Gjermanisë, përkatësisht në qytetin Duisburg, raporton Independent, përcjell albinfo.ch.
Sulmi ka ndodhur në qytetin e vjetër, kurse policia ka lutur banorët të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi.
“Sipas informacioneve të deritanishme, një person ka therur me thikë të tjerët. Situata është akoma konfuze”, ka njoftuar policia e Duisburgut në Twitter.
Numër i madh i policëve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta kryer ekspertizën, që do të përcaktonte shkakun e saktë të sulmit.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se katër persona janë lënduar. Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të një personi të dyshuar.
Update #Duisburg #Messerangriff pic.twitter.com/yjTsRcoK8X
— Klarname (@7777Clandestina) April 18, 2023
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









