Kosova
Kërkohet rihetim për vrasjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi
18 prilli shënon ditën kur në Kaluxherski Laz më 1999 u vranë gjashtë persona dhe pesë të tjerë u plagosën, e pastaj u vranë edhe 11 të tjerë, të gjithë të nacionaliteti shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Për këtë, koordinatorja e Programit për të Drejtat e Njeriut në Qendrën për Edukim Qytetar (CGO) në Mal të Zi, Tamara Milash, thotë se ka paqartësi në procesin gjyqësor të vitit 2008 për këtë rast, shkruan klankosova. “Me rastin e 24-vjetorit të krimit të luftës në Kaluxherski Laz, Qendra për Edukim Qytetar shfrytëzon rastin që të ftojë Prokurorinë Speciale të Shtetit që në përputhje me obligimet nga Strategjia për Hetimin e Krimeve të Luftës, por edhe qasjen e miratuar të shqyrtimit të shumë lëndëve nga periudha paraprake, të merret në shqyrtim dhe ky rast, dhe në mënyrë që përfundimisht të konstatohen të gjitha rrethanat dhe faktet dhe të arrihet deri te aktakuza dhe aktgjykime të qëndrueshme të fajësisë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se koloneli në pension, Predrag Strugar dhe pjesëtarët e ish-Ushtrisë Jugosllave u liruan nga akuzat për krime lufte kundër popullatës civile, të cilat, sipas aktakuzës, ishin kryer në Kaluxherski Laz në pranverën e vitit 1999. Ata akuzoheshin për shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe trajtim çnjerëzor të popullatës civile të kombësisë shqiptare, shkruan klankosova.
“Ka ende shumë paqartësi rreth këtij krimi, sepse para, gjatë dhe pas procedurës janë shfaqur informacione të ndryshme për numrin e viktimave, kohën e vrasjeve dhe lëvizjen e paligjshme të kufomave të viktimave”, shton Milash, përcjell albinfo.ch.
Milash thekson se “në aktakuzën e ngritur më 30 korrik 2008, prokuroria ka deklaruar se më 18 prill 1999 në vendin e quajtur Kaluxherski Laz janë vrarë gjashtë persona dhe pesë janë plagosur, ndërsa në raste të tjera që kanë ndodhur nga 18 prilli deri më 21 maj 1999, 11 persona të tjerë u vranë në të tjera lokacione”.
Në mars 2007, Zyra e Prokurorit të Lartë të Malit të Zi filloi një hetim kundër oficerit të Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) Pavle Strugar dhe 11 ish-anëtarëve të UJ-së për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në krime lufte pranë kufirit me Kosovën, shkruan klankosova.
Në gusht të vitit 2008, prokuroria ngriti një aktakuzë kundër Strugarit, komandantëve Momçillo Barjaktaroviq, Petar Labudoviq dhe Aco Knezheviq dhe rezervistëve Branislav Radniq, Boro Novakoviq, Mira Bojoviq dhe Radomir Gjurashkoviq, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












